Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Provat që lanë në burg Ilir Metën, zbardhet arsyetimi i Gjykatës së Posaçme
Gjykata e Posaçme ka zbardhur arsyetimin e vendimit të 26 qershorit, që refuzoi kërkesën për lirim nga paraburgimi të ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta. Në vendimin e siguruar nga A2, gjykata nënvizon se kërkesa e ish-presidentit të marrë të pandehur për “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje të pasurisë”, për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg” në masë më të butë duhet të rrëzohet si e pabazuar në ligj dhe në prova. Për gjykatën, gjetjet e hetimeve të SPAK kanë forcuar dyshimin e arsyeshëm kundër Metës. “edhe gjatë këtij gjykimi referuar akteve hetimore që i janë bashkalidhur informacionit...