Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare
Gjatë marshimit në disa zona të Tiranës, protestuesit janë ndalur në rrugën “Vasil Shanto”, pranë një dyqani të një operatori celular, ku është dëmtuar fasada e xhamit. Sipas informacioneve paraprake, protestuesit kanë përdorur barriera metalike dhe shufra hekuri për të thyer xhamat e biznesit. Ndërkohë, gjatë vijimit të marshimit, një protestues i maskuar është ngjitur në një shtyllë dhe ka hequr kamerat e sigurisë.
Burimi:
javanews.al