Protestuesit shkatërrojnë çdo gjë që u del para, i vënë zjarrin edhe 2 mjeteve të Bashkisë Tiranë! Sulmojnë zjarrfikëset dhe bizneset (FOTO)
Protestuesit nuk e ndalin dhunën, teksa po shkatërrojnë çdo gjë që gjejnë përpara. Aktualisht janë vendosur në rrugën e Elbasanit dhe i janë drejtuar Kuvendi, shihet të sulmohet edhe një zjarrfikëse nga një person i maskuar. Dhuna vijon prej më shumë se 9 orësh, teksa përplasja me policinë nuk ka ndërmend të ndalet. Gjithashtu 2 mjete të Ndërmarrjes së Pastrim-Gjelberimit të Bashkisë Tiranë janë djegur. Protestuesit i vunë zjarrin në mes të rrugës, teksa transportonin materiale. Gjithashtu te Rruga e Elbasanit ka pasur akte vandalizmi e dhune, duke shkatërruar gjithçka. Disa prej tyre janë arrestuar nga policia falë edhe ndërhyrjes së civilëve.
Burimi:
javanews.al