Protestuesit refuzuan PD në protestë, Berisha: Nuk janë studentë, bëj sërish thirrje për bashkim (VIDEO)
sali berisha TIRANË- Një ditë pas tensioneve të regjistruara në protestën e studentëve, ku pati kundërshti për praninë e demokratëve në tubim, kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar incidentet dhe përplasjet e ndodhura. Gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët, Berisha u pyet nëse PD duhet të zhvillojë protesta më vete dhe të mos i bashkohet tubimeve të studentëve. Por, në përgjigje, kreu i PD-së pretendoi se personat që provokuan incidentet ishin të paguar dhe nuk kishin lidhje me studentët. Sipas Berishës, mes tyre kishte persona të moshave 30 deri në 50 vjeç. "Dhe mund t'ua them, por vetëm për hir të asaj që s'po më duket e drejtë se do ta marrin si një sulm të egër personal, por absolutisht ata ishin që të gjithë të...
Burimi:
zeri.ai