Protestuesit përzunë militantët e Berishës/ Avokati Daci: PD ka dështuar të përfaqësojë opozitën e vendit
Partia Demokratike ka dështuar të përfaqësojë opozitën në vend dhe tani po përpiqet të marrë kontrollin e protestës së të rinjve. Kështu e komenton analisti Alban Daci në Report Tv përplasjen mes protestuesve dhe militantëve të PD-së, të cilët u përzunë nga tubimi para Ministrisë së Arsimit. “Do të analizojmë së pari protagonizmin e Partisë Demokratike, e cila do me çdo kusht që të përvetësojë protestën, me idenë për të mbajtur monopolin e opozitës. Në të gjitha llogaritë tona normale njerëzore, deputetët e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht se cilin subjekt përfaqësojnë, për shkak të privilegjeve, të ardhurave ekonomike dhe imunitetit, bëjnë pjesë te fisnikët. Nuk e kuptoj se si mund të pranohet ose si mund të ketë kurajë një deputet i Republikës së Shqipërisë, i...
Burimi:
javanews.al