Protestuesit përsëri në shesh, paralajmërohet përshkallëzim deri në “rrethimin” e Kryeministrisë

Protestuesit përsëri në shesh, paralajmërohet përshkallëzim deri në “rrethimin” e Kryeministrisë

Protesta qytetare kundër qeverisë hyn sot në ditën e 96-të, duke vijuar një aksion që prej më shumë se tre muajsh ka sjellë tubime dhe marshime të përditshme në kryeqytet. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa ditët e fundit aksioni është shoqëruar me tensione, përplasje me policinë dhe paralajmërime për përshkallëzim të mosbindjes civile. Dita e 95-të, e zhvilluar të mërkurën, nisi në sheshin “Skënderbej”, ku qytetarët dhe aktivistët u mblodhën përpara se të marshonin drejt Kryeministrisë. Gjatë tubimit u dëgjuan thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për dorëheqjen e Ramës, ndërsa më pas protesta u zhvendos te Blloku I Sigurisë, ku mbahen 14 personat e arrestuar të martën pas përplasjeve te Kryeministria. Në marshim, protestuesit hodhën thirrjet “Ju erdhi fundi”,...