Protestuesit përplasje me policinë në Bulevard, efektivët i largojnë nga Kryeministria (VIDEO)

Protestuesit përplasje me policinë në Bulevard, efektivët i largojnë nga Kryeministria (VIDEO)

FOTO NGA PROTESTA TIRANË- Protesta e zhvilluar mbrëmjen e kësaj të hëne në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' është shoqëruar me tensione mes protestuesve dhe policisë. Efektivët u kanë kërkuar pjesëmarrësve të zhvendosen duke mos i lejuar të qëndrojnë përballë Kryeministrisë. Fillimisht protestuesit kanë kundërshtuar urdhrat e policisë, por më pas janë larguar nga zona me kërkesë të uniformave blu. Në terren është angazhuar një numër i konsiderueshëm efektivësh, të cilët kanë krijuar një kordon përpara godinës së Kryeministrisë, duke bllokuar qëndrimin e protestuesve në këtë hapësirë. Ndërkohë studentët kanë paralajmëruar dy protesta kombëtare të mërkurën dhe të shtunën me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama./ZËRI