Protestuesit përballen me policinë: A flisni shqip? Po helmoni fëmijët
Situata vijon të jetë e tensionuar para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit u janë drejtuar efektivëve të Policisë, duke i akuzuar për përdorim force ndaj të rinjve që po protestojnë. Në një moment, një prej protestuesve iu drejtua me tone të ashpra policëve, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si po vepronin ndaj të rinjve dhe duke u kujtuar se ata mund të ishin fëmijët e tyre. “Çfarë bëni kështu, mor jaho?! Po janë fëmijët tuaj, ore! A s’ju vjen keq? Për Edi Ramën i bëni këto gjëra? A flisni shqip?”, dëgjohet të thotë protestuesi. Edhe një qytetare ka shprehur indinjatën e saj ndaj efektivëve, duke kritikuar përdorimin e gazit lotsjellës dhe mënyrën e trajtimit të protestuesve. Ajo iu referua edhe të riut të plagosur...
Burimi:
ntv.al