Protestuesit nuk heqin dorë pas përplasjeve me militantët e PD, pankartë te Ministria e Arsimit: Rama në burg, Berisha në burg!
Protestuesit flamingo kanë vendosur një pankartë te Ministria e Arsimit ku shkruhet “RnB BnB”, një shkurtim për thirrjen e tyre “Rama në burg, Berisha në burg”. Këtë të fundit dëgjohet teksa e thërrasin në kor, duke shtuar edhe “poshtë komunizmi”. Këto thirrje kanë pasuar edhe përplasjen me militantët e Sali Berishës, të cilët më herët sulmuan fizikisht një protestues.
Burimi:
javanews.al