Protestuesit mblidhen te Parlamenti, anulohet seanca e sotme plenare
Anulohet seanca e sotme plenare. Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillonte këtë të enjte (15 tetor) seancën e radhës plenare, ku në fokus do të ishte interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, e kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike. Sipas rendit të ditës, seanca do të niste në orën 10:00, ku përveç interpelancës me ministrin Demo, deputetët do të zhvillonin edhe dy interpelanca me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, të kërkuara nga deputetët Ermal Pacaj dhe Tedi Blushi. Në seancë parashikohej gjithashtu një interpelancë me ministrin e Financave, Petrit Malaj, e kërkuar nga deputeti Tedi Blushi. Përveç interpelancave, Kuvendi do të shqyrtonte disa projektligje që lidhen me sistemin financiar, të drejtat e autorit dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Burimi:
javanews.al