Protestuesit marshojnë në akset kryesore të Tiranës
Protestuesit janë shpërndarë në akset kryesore të Tiranës, ndërsa një pjesë e tyre po marshon drejt Rrugës së Kavajës. Ndërkohë, grupe të tjera protestuesish ndodhen në Rrugën e Durrësit dhe pranë sheshit “Skënderbej”, në zonën e Bankës së Shqipërisë. Situata vijon të jetë e tensionuar, ndërsa herë pas here janë regjistruar përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Gjatë incidenteve raportohet për hedhje fishekzjarresh dhe bombash molotov nga protestuesit, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën.
Burimi:
gijotina.com