Protestuesit i zënë rrugën deputetes së PS-së, Iris Luarasi: Hajdute! Përfaqësuese e krimit! Mos fol në emër të grave

Protestuesit i zënë rrugën deputetes së PS-së, Iris Luarasi: Hajdute! Përfaqësuese e krimit! Mos fol në emër të grave

Kryeministri Edi Rama po përdor policinë për të vendosur parlamentin në shtetrrethim për të mbrojtur deputetët nga qytetarët. Për të hyrë në godinën e parlamentit deputetët nuk po përdorin portën kryesore por në mënyra të tjera, me qëllim që të shmangin përballjen me qytetarët. Kjo ka qenë tentative edhe e deputetes së PS-së, Iris Luarasi, e cila për të shmangur përballjen me qytetarët u fut nga qendra tregtare Toptani për kaluar tek parlamenti. Ajo u përpoq që t’i shmangej por qytetarët i zunë rrugën duke e thirrur:  Kriminele! Përfaqësuese e krimit! Nuk ju vjen turp! Hajdutë! Aktivistja Arvina Lleshi, së bashku me disa protestues të tjerë, i janë drejtuar deputetes me akuza dhe thirrje. “Hajdute! Mos fol në emër të grave! Ti nuk je mbrojtësja...