Protestuesit i vunë zjarrin, Gjykata e Lartë pezullon të gjitha gjyqet: Do të shtyhen deri në përfundim të procesit të verifikimit të dëmeve!

Protestuesit i vunë zjarrin, Gjykata e Lartë pezullon të gjitha gjyqet: Do të shtyhen deri në përfundim të procesit të verifikimit të dëmeve!

Dëmtime materiale dhe në infrastrukturë, përfshirë edhe dosje gjyqësore, janë shkaktuar në ambientet e Gjykatës së Lartë nga zjarri gjatë protestave të 17 tetorit 2026. Për këtë arsye, seancat gjyqësore do të shtyhen, me përjashtim të çështjeve urgjente, deri në përfundimin e verifikimit të dëmeve dhe vlerësimit të gjendjes së dokumentacionit. Përmes një njoftimi zyrtar, Gjykata e Lartë bën me dije se situata e krijuar ka ndikuar në kushtet për zhvillimin normal të veprimtarisë gjyqësore, duke e bërë të domosdoshme marrjen e masave për evidentimin e dëmeve dhe garantimin e integritetit të dosjeve. Aktualisht, prioritet i institucionit është identifikimi dhe verifikimi i dokumentacionit gjyqësor të dëmtuar, si dhe vlerësimi i plotë i pasojave të zjarrit. “Si pasojë e zjarrit të shkaktuar gjatë protestave, në datën...