Protestuesit i vënë zjarrin edhe pemës dekorative para Kryeministrisë nën thirrjet “Digje, digje…!” Sulmohet me zjarr edhe Kryesia e Kuvendit, shoqërohen disa persona (FOTO)
Protestuesit kanë përshkallëzuar aksionin e tyre të dhunës para kryeministrisë. Ata kanë hedhur molotov dhe fishekzjarrë drejt godinës, teksa në momentin e zmbrapsjes së efektivëve kanë shfrytëzuar momentin për t’i vënë zjarrin një prej pemëve dekorative para institucionit. Nën thirrjet “digje, digje” ata kanë vijuar aktet e tyre të dhunës ndaj godinës dhe policisë. Kurse gardistët janë munduar të shuajnë flakët. Protestuesit tentuan të hyjnë me forcë edhe te Kryesia e Kuvendit, për të shqyer dyert dhe më tej dogjën koshat pranë Presidencës. pas dia përpjekjeve ata ia arritën duke hedhur molotov e fishekzjarre, teksa i vunë flakën katit të parë. Policia ndrhyri me gaz lotsjellës dhe ujë. Policia ndërhyri sërish me autobote uji, gaz lotsjellës, ndjekje të protestuesve dhe shoqërimin e disa prej tyre.
Burimi:
javanews.al