Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, Rama anulon takimin në Vjenë me Kancelarin e Austrisë
Kryeministri Edi Rama nuk do të udhëtojë drejt Austrisë për vizitën zyrtare të parashikuar të hënën, më 19 tetor. Në kuadër të kësaj vizite ishte planifikuar edhe një takim me kancelarin federal austriak, Christian Stocker, por axhenda është anuluar nga pala shqiptare. Për anulimin ka raportuar fillimisht media austriake “Ots.at”. Vendimi vjen në një klimë të trazuar politike në Shqipëri. Protestat e studentëve dhe gjimnazistëve kundër qeverisë kanë hyrë në ditën e gjashtë, ndërsa tubimet në Tiranë janë shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë së Shtetit. Gjatë protestave janë regjistruar gjithashtu incidente pranë institucioneve shtetërore dhe selisë së Partisë Socialiste.
Burimi:
gijotina.com