Protestuesi: Rama e trajton pushtetin si pronë personale, neve na quan kriminelë
Nga protesta paqësore përballë Kryeministrisë, një protestues, tha se Rama po e trajton pushtetin si pronë personale dhe jo si një përgjegjësi ndaj qytetarëve. Ai u shpreh se qëndrimi i kryeministrit ndaj demonstruesve nuk ka ndryshuar, edhe pas protestave paqësore dhe rasteve të përplasjeve. “Qëndrimi i kryeministrit është i njëjtë si në protestat paqësore. Ai pushtetin e tij e trajton si personal jo në raport me qytetarët. Praktikisht këta qytetar që kanë dalë në shesh edhe pse ka pasur raste dhunë, i trajton si kriminelë, si agjentë të huaj, njësoj si në protestën paqësore që i cilësonte sorra, korba, iranianë”, tha ai.
Burimi:
kohajone.com