Protestuesi: Një polic paguhet 700 mijë lekë, aq nuk bën bideja e Belinda Ballukut

Protestuesi: Një polic paguhet 700 mijë lekë, aq nuk bën bideja e Belinda Ballukut

Një protestues deklaroi se kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Sali Berisha duhet të largohen, duke i akuzuar se bashkëpunojnë bashkë. “Ne duam zgjidhje politike. Le të shkrihet klasa politike dhe partitë, të gjitha janë neokomuniste. Rama dhe Berisha janë bashkë, le të largohen të dy. Berisha ka kapur PD-në, të lirojë partinë e të ikë i pari”, deklaroi ai. Në një prononcim për News24, ai akuzoi qeverinë se po ushtron terror ndaj qytetarëve dhe se policia po përdoret për qëllime politike. “Duam shtet ligjor, po ushtrohet terror ndaj shqiptarëve. Kanë shkelur Kushtetutën me të dyja këmbët. A ka Zot që t’i dënojë këta? Duam drejtësi, jo dhunë. Policia po përdoret nga politika”, u shpreh protestuesi. Gjatë fjalës së tij, protestuesi u ndal edhe...