Protestuesi denoncon dhunën policore ndaj të birit student: I thyen hundën…
Një qytetar ka denoncuar dhunën e pretenduar policore ndaj djalit të tij, student, i cili sipas dëshmisë së tij ka pësuar frakturë në hundë gjatë protestës studentore. Duke folur për mediat, prindi tregoi se i biri ishte larguar nga protesta dhe po shkonte drejt banesës kur është përballur me policinë. Ai deklaroi se e kishte dërguar studentin në Spitalin Ushtarak, ku pas ekzaminimeve mjekësore ishte konstatuar frakturë në hundë. Sipas qytetarit, i riu është mbajtur për tri ditë në komisariat, pavarësisht dëmtimit që kishte pësuar. Ai përmendi gjithashtu deputetin e Partisë Mundësia, Erald Kapri, i cili, sipas tij, ishte interesuar për gjendjen shëndetësore të studentit dhe kishte kërkuar që atij t’i ofrohej ndihmë mjekësore. Qytetari e krahasoi sjelljen e policisë me atë të autoriteteve në...
Burimi:
ntv.al