Protestë para Bankers Petroleum, banorët kërkojnë pagesat për tokat: Nëse nuk na dëgjojnë do të bllokojmë puset e naftës! (VIDEO)
Banorët e zonës naftëmbajtëse Patos-Marinzë nuk kanë arritur marrëveshje me përfaqësuesit e kompanisë Bankers Petroleum, pas takimit të zhvilluar këtë të martë lidhur me pagesat për tokat e dhëna me qira. Pas takimit, banorët deklaruan se nuk janë dakord me kushtet e propozuara nga kompania dhe u shprehën të vendosur për të vijuar protestën. Ata paralajmërojnë përshkallëzim të protestës, deri në bllokimin e një sektori të aktivitetit të kompanisë. Banorët deklarojnë gjithashtu se nuk do të lejojnë punëtorët e Bankers Petroleum të hyjnë në tokat që ata i kanë dhënë me qira, derisa të gjendet një zgjidhje dhe të respektohen kushtet e kontratave. Dhjetëra banorë u mblodhën mëngjesin e sotëm para zyrave të kompanisë në Marinëz, duke kërkuar për të disatën herë respektimin e kontratave...
Burimi:
javanews.al