Protestë në Vlorë kundër muzeut hebraik, qytetarët duan të rrëzojnë rrethimin e kantierit
Qytetarët e Vlorës janë mbledhur sërish në protestë përpara kantierit të Muzeut Hebraik, në qendrën historike të qytetit. Gjatë tubimit ka pasur momente tensione mes banorëve dhe policisë. Përplasja ka ardhur pasi protestuesit po kërkojnë të rrëzojnë rrethimin dhe të futen brenda tij, por forcat e poliicsë nuk i lejojnë. Mes protestuesve dhe forcave të policisë ka pasur shtyrje dhe përleshje mes tyre, si dhe policia ka tentuar të shoqërojë në komisariat një prej tyre, por qytetarët e tjerë nuk e kanë lejuar.
Burimi:
argjiroja.net