Protestat shtyjnë ”Maratonën e Tiranës”, konfirmohen datat e reja
Maratona e Tiranës 2026 nuk do të zhvillohet këtë fundjavë, më 24 dhe 25 tetor, siç ishte planifikuar fillimisht. Organizatorët kanë njoftuar shtyrjen e aktivitetit sportiv për datat 14 dhe 15 nëntor 2026. Vendimi është marrë për shkak të zhvillimeve të fundit në vend dhe pamundësisë për të garantuar standardet e nevojshme të sigurisë për garuesit dhe spektatorët përgjatë itinerarit të garës. Përmes një njoftimi, organizatorët kanë theksuar se siguria e pjesëmarrësve dhe e publikut mbetet prioritet, duke e cilësuar shtyrjen si një vendim të vështirë, por të domosdoshëm. Të gjitha regjistrimet e bëra do të mbeten automatikisht të vlefshme për datat e reja, pa qenë nevoja që pjesëmarrësit të kryejnë veprime shtesë. Regjistrimet për garën do të vijojnë të jenë të hapura, ndërsa pajisjet...
Burimi:
kohajone.com