Protestat/ Reagon shefi i OKB për të Drejtat e Njeriut: Dënoj të gjitha aktet e dhunës! Rruga më e mirë është dialogu

Protestat/ Reagon shefi i OKB për të Drejtat e Njeriut: Dënoj të gjitha aktet e dhunës! Rruga më e mirë është dialogu

Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, ka reaguar lidhur me protestat dhe aktet e dhunës në Shqipëri, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të ulin tensionet dhe të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës. Përmes një deklarate në platformën “X”, Türk dënoi të gjitha aktet e dhunës, ndërsa theksoi se dialogu gjithëpërfshirës dhe i sigurt është rruga e vetme për të ecur përpara. “Dënoj të gjitha aktet e dhunës dhe u bëj thirrje të gjithë të përfshirëve të ulin tensionet dhe të parandalojnë dhunën e mëtejshme. Rruga më e mirë dhe e vetme përpara është dialogu gjithëpërfshirës dhe i sigurt”, tha ai. “Shtetet duhet të angazhohen me protestuesit, veçanërisht me të rinjtë, në dialog kuptimplotë, gjithëpërfshirës dhe konstruktiv, dhe të...