Protestat prekin turizmin, bien prenotimet! Operatorët: Të huajt po shmangin zonat e tensionit
Zhvillimet e fundit dhe protestat në vend kanë vënë në qendër të vëmendjes imazhin e Shqipërisë, ndërsa sektori i turizmit po jep sinjalet e para të ndikimit nga klima e tensionuar. “Ky është në përgjithësi problem rajonal, ka një rënie me 10% të prenotimeve në periudhën nga 1 nëntori e në vazhdim. Turizmi është sektori i parë që i jep efekte. Problemet për ne do të jenë afatmesme dhe afatgjata. Pasi është periudha ku mbyllen kontratat për sezonin e ardhshëm në Berlin apo Londër. Rreth 5 deri në 10% e kapaciteteve akomoduese janë prekur në formë ngadalësimi”, tha kreu i shoqatës së Hoteleri-Turizmit, Zak Topuzi. Sfidat e sigurisë dhe mungesa e një informimi më të strukturuar për vizitorët e huaj mbeten shqetësim, në një kohë...
Burimi:
javanews.al