Protestat në vend/ Presidenti Begaj pret në takim ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe Gjermanisë

Protestat në vend/ Presidenti Begaj pret në takim ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe Gjermanisë

barjam begaj-presidenca TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka pritur sot në Presidencë ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe Gjermanisë. Mësohet se në takim ka qenë i pranishëm ambasadori i SHBA-ve, Eric ëendt, ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa dhe i Gjermanisë, Karl Bergner. Burime bëjnë me dije se në takim morën pjesë edhe dy ish-presidentët e Republikës, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi. Takimi zhvillohet në një klimë të tensionuar, pasi protestat studentore kanë hyrë në ditën e 8-të dhe vijojnë mes tensioneve të vazhdueshme. Ndërkohë, më herët, presidenti Begaj ka zhvilluar takime edhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe me Këshillin Ndërfetar./ZËRI