Protestat në Tiranë, OSBE/ODIHR: Të shmanget përdorimi i paligjshëm ose joproporcional i forcës
OSBE/ODIHR ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar gjatë protestave që prej tetë ditësh vijojnë në Tiranë, ku studentë dhe të rinj kanë dalë në rrugë për të shprehur pakënaqësitë e tyre. Gjatë tubimeve janë shënuar edhe përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit. Përmes një reagimi publik këtë të martë, organizata u ka bërë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin përshkallëzimin e situatës. OSBE/ODIHR thekson se forcat e rendit duhet të veprojnë në përputhje me ligjin dhe të mos përdorin forcë në mënyrë të paligjshme apo joproporcionale ndaj qytetarëve që protestojnë. Gjithashtu, organizata kërkon që çdo rast i dyshuar i përdorimit të paligjshëm të forcës të hetohet pa vonesa dhe në mënyrë të pavarur. Ndërkohë, sipas të dhënave zyrtare, deri...
Burimi:
kohajone.com