Protestat në Tiranë hyjnë në ditën e 113-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Protestat në Tiranë hyjnë në ditën e 113-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Protestat në Tiranë kanë hyrë në ditën e 113-të radhazi, ndërsa qytetarët vijojnë të mblidhen në kryeqytet dhe të marshojnë në drejtim të Kryeministrisë. Tubimet nisën fillimisht pas zhvillimeve që lidhen me projektin në Zvërnec, por me kalimin e ditëve protestat morën një karakter më të gjerë politik, duke u shoqëruar me kërkesa për ndryshime në qeverisje. Mes kërkesave kryesore të protestuesve janë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, krijimi i një qeverie teknike dhe ndërmarrja e ndryshimeve kushtetuese. Edhe në protestën e 113-të, qytetarët u mblodhën në Sheshin “Skënderbej”, prej nga nisën marshimin në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit drejt selisë së qeverisë. Përgjatë protestës u shfaqën pankarta dhe u dëgjuan slogane politike, ndërsa protestuesit përsëritën kërkesat e tyre ndaj qeverisë dhe thirrjet për...