Protestat në Shqipëri, reagon Komisioni Europian: Dënojmë dhunën, reagimi i autoriteteve të jetë brenda ligjit
foto ilustruese BRUKSEL- Komisioni Evropian ka dënuar dhunën gjatë protestave në Tiranë dhe qytete të tjera në Shqipëri. Në deklaratën e publikuar këtë të dielë, Komisioni Evropian dënon zjarrvënien e qëllimshme, sulmet ndaj institucioneve shtetërore dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. Gjithashtu, KE thekson se nga ana tjetër, edhe reagimi i autoriteteve duhet të jetë në përputhje me ligjin dhe proporcional. Në deklaratë, nënvizohet rëndësia e respektimit të lirive themelore, si liria e tubimit dhe e shprehjes. "Ne dënojmë përdorimin e dhunës në Tiranë dhe qytete të tjera në Shqipëri, duke përfshirë zjarrvënien me dashje, sulmet ndaj institucioneve shtetërore dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike dhe përgjigja ndaj saj duhet të mbetet brenda ligjit dhe proporcionale. Ata që janë...
Burimi:
zeri.ai