Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Protestat në Los Anxhelos, momenti kur arrestohet gazetari i CNN (Video)
👁7552
Momenti kur gazetari i CNN dhe grupi i tij i xhirimit arrestohen nga policia në Los Anxhelos është kapur në kamera. Një oficer policie i tha gazetarit të CNN-it, Jason Carroll, dhe anëtarëve të tjerë të ekipit që të vendosnin duart pas shpinës dhe ia lidhin me fasheta. Më pas ata u shoqëruan nga policia larg zonës së protestës. “Nuk ju lejohet të qëndroni në këtë zonë”, i tha një oficer Carroll-it. Edhe dy punonjës sigurie që po punonin me ekipin e CNN-it në qendër të Los Anxhelosit u ndaluan për pak kohë. Tashmë janë liruar.