Burimi:
Sot.com.al

Protestat në Kosovë, Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë pritet të vendosë sot për çmimin e energjisë elektrike
👁13305
Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) pritet të marrë vendim sot mbi propozimin për rritjen e çmimit të rrymës për 15 për qind. Pak orë pas mbledhjes së rregullatorit në mëngjes është paralajmëruar një protestë në mesditë për ta kundërshtuar shtrenjtimin e rrymës. Rregullatori i energjisë propozoi muajin e kaluar shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike në vend për rreth 15 për qind, duke argumentuar se rritja e tarifave këtë vit është e domosdoshme, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë, rritjes së konsumit dhe varësisë së madhe nga importet me çmime të larta. Kërkesa...