Protestat në Francë/ Qeveria angazhon 3,000 mësues zëvendësues, studentët paralajmërojnë vijimin e demonstratave

Protestat në Francë/ Qeveria angazhon 3,000 mësues zëvendësues, studentët paralajmërojnë vijimin e demonstratave

Qeveria franceze ka njoftuar angazhimin e 3,000 mësuesve zëvendësues në rreth 500 shkolla të mesme, në përpjekje për t’iu përgjigjur kërkesave të protestuesve për më shumë burime në arsim. Megjithatë, sindikatat studentore paralajmërojnë se protestat do të vijojnë, ndërsa demonstratat e fundit janë shoqëruar me përplasje me policinë dhe akte dhune. Ministri francez i Arsimit, Edouard Geffray, njoftoi masën të enjten në mbrëmje, pas një dite tjetër protestash në disa qytete të vendit. Sipas tij, mësuesit zëvendësues do të caktohen në shkollat që kanë më shumë nevojë për staf, përmes një sistemi të ri dixhital të koordinimit. Gjatë demonstratave të së enjtes, rreth 71 mijë persona protestuan në të gjithë Francën, prej të cilëve 24 mijë u mblodhën në zonën e Bastijës në Paris, sipas...