Protestat në Francë, Macron: Dhuna nuk ka vend në demokracinë tonë
“Dhuna nuk ka vend në demokracinë tonë”, tha sot Presidenti francez Emmanuel Macron , duke komentuar incidentet e vazhdueshme në Paris dhe qytete të tjera të mëdha franceze. “Ata që hynë me forcë, që sulmuan stacionet e policisë, komunat dhe dyqanet do të ndiqen penalisht dhe do të ndëshkohen”, tha presidenti francez. Ai shprehu gjithashtu mbështetjen e tij për forcat policore, të cilat i përshkroi si “garantuese të së drejtës për të protestuar”. “Ne do të qëndrojmë absolutisht kundër atyre që duan kaos, që nuk duan asgjë më shumë sesa të sulmojnë institucionet tona, ndërsa në të njëjtën kohë të parandalojnë ata që duan të protestojnë në mënyrë paqësore”, përfundoi ai. Ndërkohë, kandidati i së majtës radikale për presidencën e Republikës, Jean-Luc Mélenchon, fajësoi autoritetet...
Burimi:
javanews.al