Protestat kundër Ramës bëjnë jehonë në SHBA, The New York Times: Qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama
Në përshkrimin e artikullit, The New York Times evidenton bashkimin e protestave studentore për arsimin me pakënaqësitë më të gjera të qytetarëve për rritjen e kostos së jetesës dhe projektin turistik luksoz të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump. Ajo që nisi si një lëvizje kundër projekteve turistike në zonat e mbrojtura bregdetare është shndërruar në një valë protestash me kërkesa politike dhe sociale. Studentët kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar kushtet në universitete, kostot e arsimit dhe mungesën e perspektivës për të ardhmen, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protestat janë shoqëruar me përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe forcave të policisë, përdorim të gazit lotsjellës, ujit me presion dhe plumbave të gomës, si dhe dëmtime të pronës...
Burimi:
sot.com.al