Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Protestat kundër punësimit të personave të afërt me Listën Serbe, anulohen konkurset
Konkurset për pranimin e punonjësve në institucionet shëndetësore në territorin e komunës së Graçanicës, afër Prishtinës, janë anuluar në mbrëmjen e 5 prillit, pasi për disa ditë banorët e pakënaqur lokalë kanë protestuar, duke argumentuar se vendet e punës po i ftonin “personat e përshtatshëm”, të afërt me Listën Serbe. Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë dhe ky subjekt gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, shkruan REL. Megjithatë, në vendimin e publikuar në faqen zyrtare të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Graçanicë, thuhet se konkurset për pranimin në marrëdhënie pune janë anuluar “për shkak të skadimit të afatit prej 30 ditësh për marrjen e vendimit për përzgjedhjen e kandidatëve”. Institucionet shëndetësore në zonat me shumicë serbe në Kosovë funksionojnë sipas sistemit...