Protestat, kancelari gjerman Merz: Dhuna nuk duhet të jetë përgjigje, Ballkani Perëndimor të vijojë rrugën drejt BE-së

Protestat, kancelari gjerman Merz: Dhuna nuk duhet të jetë përgjigje, Ballkani Perëndimor të vijojë rrugën drejt BE-së

Dhuna dhe polarizimi nuk duhet të lejohen të bëhen pjesë e përgjigjes ndaj sfidave politike. Këtë mesazh përcolli kancelari gjerman Friedrich Merz nga Mali i Zi në nisje të samitit të Procesit të Berlinit ku marrin pjesë drejtuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të vendeve europiane. Gjatë fjalës së tij, Merz u bëri thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor të vijojnë reformat dhe të punojnë për të përmbushur objektivin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. “Ndryshimi duhet të vijë nga ju, nga brenda vendeve tuaja. Ne kërkojmë që vendet e Ballkanit të ulen në tryezë, por progresi dhe reformat duhet të realizohen nga vetë këto vende”, u shpreh kancelari gjerman, duke theksuar se suksesi varet nga puna e përbashkët dhe angazhimi i secilit shtet. Merz...