No Image Available

PROTESTAT I KAM PASION/ BERISHA: KAM PUNUAR GJITHE VERES PER TE FUTUR NJEREZ TE FLAMINGOT

Sali Berisha, tha se ka punuar gjithë verën për të mobilizuar njerëz për në protestë me qëllim mbështetjen e të rinjve dhe qytetarëve që kërkonin rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, PD ka qenë pjesëmarrëse në protestat e ‘Flamingove’, ndërsa ka pasur raste kur qytetarët kanë kërkuar largimin e deputetëve opozitarë për të mos e kthyer kauzën në çështje politike. “Protestat janë pasioni im. Unë çdo ditë kam zhvilluar mbledhje dhe nuk kam bërë asnjë ditë pushim gjatë verës, duke mobilizuar njerëz për t’i çuar në protestë. Në respekt të plotë të qytetarëve dhe të rinjve që ishin ngritur në mënyrën më të bukur dhe madhështore, kisha admirimin më të madh. Nëse do të përmbysnin Edi Ramën, do të ndieja kënaqësinë më...