Protestat/ Ermal Hasimja: Opozita nuk jep garanci, Berisha mban Ramën në pushtet
Politologu Ermal Hasimja mendon se mungesa e një alternative të qëndrueshme dhe të konsoliduar në kampin opozitar është një nga faktorët që ka ndikuar në qëndrimin e ndërkombëtarëve ndaj qeverisë së Edi Ramës. Hasimja u shpreh se partnerët ndërkombëtarë, si ata të NATO-s ashtu edhe të Bashkimit Europian, e kanë stabilitetin një prej prioriteteve kryesore. Sipas tij, mungesa e një blloku të besueshëm opozitar nuk u jep ndërkombëtarëve një alternativë të qartë për të mbështetur. “Nuk ka një faktor tjetër, një bllok të qartë, të sigurtë, garantues, në raport sidomos me qëndrimin e ndërkombëtarëve. Një nga arsyet pse ndërkombëtarët nuk kanë qenë më agresivë, më të vendosur në raport me vijimësinë e qëndrimit të Ramës në pushtet është pikërisht sepse nuk gjejnë një garanci tjetër...
Burimi:
ntv.al