Buxheti, ministri Gonxhja në Kuvend: Lehtësi fiskale deri në 30% për bizneset që sponsorizojnë kulturën!
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja prezantoi dje në Kuvend projektligjin e ri “Për donacionet dhe sponsorizimet”, i cili synon të krijojë mekanizma të rinj për mobilizimin e kapitalit privat në mbështetje të kulturës, artit, sportit dhe fushave të tjera me interes publik. Gjatë fjalës së tij, Gonxhja theksoi se nisma vjen si përgjigje ndaj zhvillimeve ekonomike dhe sociale të Shqipërisë, si dhe nevojës për instrumente moderne financimi. “Shqipëria nuk është më ajo e tri dekadave më parë dhe as e një dekade më parë. Vendi ynë ka shënuar një rritje të jashtëzakonshme në sektorët e turizmit, kulturës dhe sportit, duke e shndërruar këtë hapësirë në një nga motorët kryesorë të zhvillimit ekonomik”, u shpreh Gonxhja. Duke prezantuar mekanizmat kryesorë të projektligjit, ministri...
Burimi:
javanews.al