“Po e kursej se është lojtare e mirë dominoje”- Braçe: TVSH e paguan konsumatori! Tabaku: Ligjet shkruhen në zyrat e bizneseve!

“Po e kursej se është lojtare e mirë dominoje”- Braçe: TVSH e paguan konsumatori! Tabaku: Ligjet shkruhen në zyrat e bizneseve!

Përplasjet në Kuvend vijojnë edhe pas mbi 12 orësh nga starti i seancës së sotme, teksa batutat në këtë mbrëmje nuk i kurseu as deputeti i PS, Erion Braçe. Ky i fundit replikoi me Tabakun në lidhje me TVSH për profesionistët e lirë dhe bizneset e vogla. “Do ta kursej Tabakun se është lojtare shumë e mirë dominojë, sport që ushtrohet shumë nëpër lagje, që ka në bazë llogaritjet. E kursej për këtë gjë dhe do të thoja se është gënjeshtër e madhe që 17500 biznese të vogla që hyjnë në regjimin e TVSH. Nuk është e vërtetë, është një numër shumë i kufizuar. Do t’i thuash të pushojë apo t’ja ngec dopiogjashtën (qesh). Nuk është e vërtetë që TVSH e paguajnë profesionistët e lirë...