Protestat e tensionuara, Policia apel prindërve: Mbani fëmijët larg përplasjeve gjatë protestave
pamje nga protesta TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me praninë e të miturve në protestë. Sipas njoftimit, në disa raste të miturit janë gjendur në vijën e parë të përplasjeve, mes sendeve të forta, mjeteve piroteknike dhe gazit lotsjellës. Policia u bën thirrje prindërve të interesohen për vendndodhjen e fëmijëve të tyre dhe të mos lejojnë që ata të përfshihen në situata që rrezikojnë jetën dhe shëndetin. Deklarata e plotë e Policisë: Policia e Shtetit ka konstatuar me shqetësim pjesëmarrjen e një numri të konsiderueshëm të miturish në protestat e ditëve të fundit. Në disa raste, fëmijët janë gjendur në vijën e parë të përplasjeve, të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj akteve të dhunës, sendeve të forta të hedhura dhe mjeteve të përdorura nga Policia për menaxhimin e...
Burimi:
zeri.ai