No Image Available

Protestat e studentëve/ Panairi i 29-të i Librit shtyhet, organizatorët japin arsyen

Panairi i 29-të i Librit “Tirana 2026”, i planifikuar të mbahej nga 11 deri më 15 nëntor, është shtyrë për në muajin dhjetor. Lajmi është bërë i ditur nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë, e cila ka argumentuar se vendimi lidhet me situatën e tensionuar në Tiranë. Sipas organizatorëve, shtyrja erdhi pas konsultimeve me botues, pedagogë, mësues dhe lexues. Vlerësimi i tyre ishte se zhvillimi i panairit në datat e parashikuara nuk do të garantonte pjesëmarrjen e pritshme të vizitorëve, veçanërisht të të rinjve dhe fëmijëve, që përbëjnë një nga grupet kryesore të synuara të aktivitetit. Në njoftimin zyrtar, organizatorët bëjnë me dije se panairi do të zhvillohet brenda muajit dhjetor, ndërsa datat e reja do të publikohen në ditët në vijim. Ata kanë falënderuar botuesit,...