Protestat e dhunshme në Francë, Trump: Mbyllni kufinjtë!

Protestat e dhunshme në Francë, Trump: Mbyllni kufinjtë!

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka fajësuar emigracionin për trazirat në Francë, duke i bërë thirrje Parisit të ashpërsojë rregullat e migracionit dhe të marrë nën kontroll kufinjtë. “Franca po digjet! Emigracioni i njerëzve nga një botë krejtësisht tjetër, njerëz me urrejtje në zemër, e ka shkatërruar atë vend dikur të madh. Mbyllni kufinjtë dhe merrni kontrollin, para se të jetë tepër vonë!”, tha Trump. Edhe zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka fajësuar politikat e emigracionit për dhunën gjatë protestave në Francë. Në një postim në rrjetin social X, ku ndau pamje të bashkisë së Limoges të përfshirë nga flakët, Vance kritikoi politikat e diversitetit dhe mungesën e integrimit të emigrantëve. “Liberalët perëndimorë sollën njerëz nga bota e tretë në Francë dhe vende të tjera, në emër...