Protestat/ Aliolli largohet nga Komisioni i Ekonomisë: Do jemi në shesh me studentët! Braçe: Të gatshëm t’i dëgjojmë por jo ata që ushtrojnë dhunë!
Protestat dhe akuzat e opozitës për dhunë policore sollën debate edhe në Komisionin e Ligjeve, ku deputeti demokrat Oerd Bylykbashi kërkoi hetimin e të gjithë zinxhirit drejtues të Policisë së Shtetit dhe vetëshpërndarjen e Parlamentit. Deputeti socialist Ulsi Manja iu përgjigj duke e cilësuar selinë e Partisë Demokratike si një “seli dhune” dhe kërkoi që të dënohet dhuna nga të gjitha palët. Debati i plotë në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike: Bylykbashi: Sot është dita e 15-të që studentët, gjimnazistët, familjarët e tyre, qytetarët e Republikës së Shqipërisë janë në protestë kundër qeverisë. Kanë 15 ditë që përballen haptas me regjimin. Është në sytë e të gjithëve shkelja brutale e të drejtave të tyre për të dalë në një protestë paqësore nga policia...
Burimi:
ntv.al