Protestat/ AGSH denoncon 41 raste sulmesh ndaj gazetarëve, kërkon hetime nga Prokuroria
Asociacioni i Gazetarëve Shqiptarë (AGSH) ka denoncuar dhjetëra raste sulmesh ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave gjatë protestave, duke kërkuar nisjen e hetimeve për çdo incident të raportuar. Përfaqësuesi i AGSH-së, Isa Myzyraj, deklaroi se janë dokumentuar 41 raste sulmesh të synuara ndaj mediave dhe gazetarëve, ndërsa rreth 60 punonjës mediash janë përfshirë në incidente. Myzyraj theksoi se këto shifra dëshmojnë klimën e vështirë në të cilën po ushtrojnë profesionin gazetarët. Ai veçoi gjashtë raste që i cilësoi veçanërisht shqetësuese, ku punonjësit e mediave janë goditur me plumba gome nga policia. Përfaqësuesi i AGSH-së kërkoi që Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokuroria e Tiranës të nisin hetimet për të gjitha rastet e raportuara nga organizata. Ai kërkoi gjithashtu distancim dhe sqarime nga drejtori i...
Burimi:
gijotina.com