Protesta te Ministria e Arsimit, studentët hedhin vezë drejt godinës
Protesta e studentëve dhe të rinjve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë është shoqëruar me tensione, pasi protestuesit kanë hedhur kapsolla, vezë, tullumbace me ujë dhe letra higjienike në drejtim të godinës. “Dorëheqje!”, “Poshtë qeveria!” dhe “Forca, rinia!” ishin disa nga thirrjet e protestuesve, të cilët janë mbledhur për të kundërshtuar problematikat që, sipas tyre, vijojnë të mbeten të pazgjidhura. Protesta është nga studentët dhe të rinjtë në nivel kombëtar, me pjesëmarrës nga Tirana dhe qytete të tjera të vendit, për të ngritur zërin për shqetësimet e tyre dhe për të kërkuar reagim institucional.
Burimi:
gijotina.com