Protesta studentore në Vlorë, një grup tentoi të nxirrte të rinjtë nga auditoret në rrugë, Policia ndërhyn në Universitetin “Ismail Qemali”
Një grup i vogël studentësh janë mbledhur në Vlorë dhe kanë hyrë në ambientet e Fakultetit të Shkencave Teknike dhe Natyrore, në Universitetin “Ismail Qemali”. Ata kanë bërë thirrje studentëve të tjerë të ndërpresin mësimin dhe t’u bashkohen protestave. Pas ndërhyrjes së policisë, studentët janë nxjerrë nga godina, ndërsa efektivët kanë marrë në mbikëqyrje territorin përreth universitetit. Grupi tentoi të nxirrte të rinjtë nga auditoret dhe mësimi, por ndërhyri Policia.
Burimi:
javanews.al