Protesta/ Rama: Duan ta kthejnë Shqipërinë pas. Kanë 0 shanse t’ia dalin, jemi pranë anëtarësimit në BE
Kryeministri Edi Rama akuzoi organizatorët e protestave se po nxisin, paguajnë dhe orkestrojnë persona për të ushtruar dhunë në qendër të Tiranës. Sipas tij, qëllimi nuk është një Shqipëri më e mirë, por kthimi i vendit pas, në një kohë kur, siç u shpreh ai, Shqipëria është pranë anëtarësimit në Bashkimin Europian. “Këtë herë nuk do t’ia dalin. Zhurmën e kanë të madhe, shanset zero”, deklaroi Rama, duke theksuar se personat që djegin dhe shkatërrojnë nuk përfaqësojnë as shumicën dhe as pakicën e shqiptarëve. “Kjo është përgjigja jonë ligjore ndaj dhunës dhe anarkisë urbane të ushqyer nga duar të mbrapshta dhe një turmë dhunuesiosh që mund ta shohë e gjithë Shqipëria se kush i sjell në qendër të Tiranës duke i nxitur, paguar e orkestruar...
Burimi:
argjiroja.net