Protesta/ Qytetarët në bulevard i kërkojnë dorëheqjen, Rama u vë përballë autobotët e ujit dhe policinë
Ora 17:05 Dy autobotë dhe forca të shumta policie janë dislokuar në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ edhe pse protesta vijon tw jetw e qetw para kryeministrisë. Me pwrjashtim tw disa flakadanë dhe kapsolla drejt policisë e pllaka trotuari të hedhura tek autoboti i vendosur në njërin krah të godinës së kryeministrisë. Kjo bëri që në bulevard të dalin 2 autobotë të hedhjes së ujit me presion. Në bulevard në njërën anë ndodhen makinat e policisë që janë bërë gati për të ndërhyrë në anën tjetër janë protestuesit, raporton gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj.
Burimi:
syri.net