Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Protesta ‘pro’ Palestinës në Universitetin e Kolumbias
👁3284
Një grup aktivistësh pro palestinezë u arrestuan të mërkurën në mbrëmje, pasi pushtuan bibliotekën kryesore të universitetit të Kolumbias. Kjo shënoi një nga demonstratat më të mëdha pro palestineze në kampus universitar që nga vala e protestave të vitit të kaluar kundër luftës së Izraelit në Gaza. Nga protesta u plagosën dy oficerë sigurie të universitetit dhe u arrestuan mbi 70 aktiviste pro palestinez. Pamjet që qarkulluan në rrjete sociale treguan protestuesit që këndonin me banderola ne duar që shkruanin “Grevë për Gazën” ku zotëruan bibliotekën dhe shumë prej të cilëve ishin me shami dhe maska duke simbolizuar popullin palestinez....