Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Protesta për ish-krerët e UÇK-së, Rama: Vazhdoj pyes veten pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin
Mijëra qytetarë protestuan sot në Prishtinë “kundër padrejtësisë” nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Kryeministri Edi Rama, teksa ka postuar foto nga protesta, ka një pyetje për Kuvendin e Kosovës. ”Pse nuk e ka ngritur ende zërin përmes një rezolute pa dallime partish, ku të rreshtohen sa e sa shkeljet faktike të normës elementare demokratike të procesit të rregullt ligjor nga ana e Tribunalit të Hagës, ku të drejtat e Hashim Thaçit e shokëve të tij të izoluar nga bota prej vitesh të tëra tanimë, janë shqelmuar si hiçasgjë?”,-shkruan Rama. Grupe të mëdha qytetarësh u mblodhën nga të gjitha trojet shqiptare për t’i dhënë...