Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Protesta për ish-krerët e UÇK, Rama: Pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin?!
Në Prishtinë u mbajt këtë enjte, 7 gusht, një protestë në mbështetje të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku qytetarë të shumtë kërkuan drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Në lidhje me këtë zhvillim ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale u shpreh i habitur pse Kuvendi i Kosovës ende nuk ka miratuar një rezolutë të përbashkët, pa dallime politike, për të denoncuar shkeljet e të drejtave themelore të Hashim Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij. Rama nënvizoi se një veprim i tillë nga Kosova do të pasohej menjëherë edhe nga Kuvendi i Shqipërisë, për të përçuar këtë mesazh të qartë në çdo shtet demokratik që mbështet financiarisht Tribunalin e...